Futja e delegacioneve në dhomën e takimin, shikoni ecjen e ministrit ukrainas të Mbrojtjes

Evropë

Futja e delegacioneve në dhomën e takimin, shikoni ecjen e ministrit ukrainas të Mbrojtjes

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:45
Pamje nga hyrja ne takim e delegacionit të Ukrainës

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov kryeson delegacionin e Ukrainës në bisedimet me Rusinë, të cilat kanë nisur tashmë.

Reznikov i ka udhëhequr luftimet në vendin e tij kundër forcave ruse që prej të enjtes, ndërsa vazhdimisht shprehet se forcat vendase po e fitojnë luftën.

As sot, kur atij i është dashur t’i lë bashkëluftëtarët për pak dhe të dalë përballë të dërguarve të Putinit për të biseduar, nuk duket më diplomat. Në një video të publikuar, ministri ukrainas duket plot vetëbesim. Njësoj shfaqen edhe anëtarët tjerë të delegacionit ukrainas.
 

 

Delegația Ucrainei a ajuns la granița cu Belarus și a început discuția cu rușii.

Posted by Anamaria Nedelcoff on Monday, February 28, 2022

 

Reznikov dje e publikoi një fotografi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në të cilën të dy u dukën të buzëqeshur e në disponim të mirë. Fotoja u shkrep dhe u publikua pas 85 orësh luftime, ndërsa ministri ukrainas ka shkruar disa rreshta emocionues mbi fotografinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat