Përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë ka thirrur një takim me ministrat e mbrojtjes së bllokut për të diskutuar konfliktin në Ukrainë.
Axhenda do të përqendrohet në "nevojat urgjente" dhe koordinimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit, ka shkruar Josep Borrell në Twitter.
Më herët, presidenti i Ukrainës Zelensky bëri thirrje për anëtarësimin e menjëhershëm të vendit në BE.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është përgjigjur duke thënë se ka "mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së për zgjerimin".