Presidenti zviceran, Ignazio Cassis, ka njoftuar se Këshilli Federal ka martuar plotësisht sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.
Blick shkruan se ai ka deklaruar se sulmi i sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një sulm ndaj sovranitetit, lirisë, demokracisë, popullatës civile dhe institucioneve të një vendi të lirë.
“Kjo është e papranueshme sipas ligjit ndërkombëtar, politikisht e papranueshme, moralisht e papranueshme. Kjo është arsyeja pse Këshilli Federal vendosi të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së”, citohet të ketë thënë ai.
Tutje sipas Blick ai ka deklaruar se pasuritë e personave të listuar në sanksionet e BE-së do të ngrihen menjëherë.
Sipas Blick, Zvicra ka vendosur që sanskionet financiare të BE-së kundër Presidentit Vladimir Putin, kryeministrit rus dhe ministrit rus të mbrojtjes do të merren gjithashtu.
“Të luash në duart e një agresori nuk është neutrale”, thotë Cassis.
Ministri i Financave të Zvicrës Ueli Maurer, ka njoftuar se “Pasuritë e personave të listuar do të ngrihen me efekt të menjëhershëm. Sapo të dihen detajet e paketës së dytë dhe të tretë të sanksioneve të BE-së, rregullorja do të rregullohet pak.”