Zyrtarët zvicerianë: Rusia nuk ka gjasa të përdorë armët bërthamore kundër Perëndimit

Evropë

Zyrtarët zvicerianë: Rusia nuk ka gjasa të përdorë armët bërthamore kundër Perëndimit

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Viola Amherd

Zyrtarët zviceranë kanë arritur në përfundimin se Rusia nuk ka gjasa të përdorë armët e saj bërthamore kundër Perëndimit, pas konfliktit për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Në një konferencë shtypi në Bern, ministrja e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Amherd, tha se po shihen të gjithë skenarët, por gjasat që këto armë të përdoren janë të pakta.

“Ne po shikojmë të gjithë skenarët, por hetimet tona tregojnë se gjasat që këto armë bërthamore të përdoren janë të ulëta,” tha ministrja zviceriane.

Deklarata erdhi pasi Zvicra miratoi sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat