Konflikti ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e pestë.
Në këtë artikull mund t’i ndiqni zhvillimet e fundit.
Bashkimi Evropian pritet t’ia ofrojë Ukrainës inteligjencën e saj satelitore.
BE-ja, të hënën i ka kërkuar qendrës së saj satelitore në Madrid që t’ia ofrojë inteligjencën e saj Ukrainës, në mënyrë që të monitorojë lëvizjet e trupave ushtarake ruse, tha kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell.
“Marrëdhëniet me Rusinë nuk do të përcaktohen më nga ekonomia,” tha Borrell.