Britania e Madhe do të ndalojë të gjitha anijet ruse të hyjnë në portet e saj, tha të hënën sekretari i Transportit Grant Shapps.
“Sot u kam shkruar të gjitha porteve të Britanisë së Madhe duke u kërkuar atyre që të mos ofrojnë qasje në asnjë anije ruse me flamur, të regjistruar, në pronësi, të kontrolluar, me qira ose të operuar”, tha Shapps në një postim në Twitter.
Shapps ndau një letër drejtuar të gjitha porteve britanike ku thuhej se "Departamenti i Transportit nuk e konsideron të përshtatshme që anijet ruse të vazhdojnë të hyjnë në portet e Britanisë së Madhe", pas sulmit të të paprovokuar, dhe të paramenduar kundër Ukrainës.
“Sektori detar është themelor për tregtinë ndërkombëtare dhe ne duhet të luajmë rol në kufizimin e interesave ekonomike të Rusisë dhe të kërkojmë llogari nga qeveria ruse,” tha Shapps, transmeton CNN.