Janë nisur dhe po fluturojnë drejtë Polonisë, dy avionë c-130 të cilët po dërgojnë sasinë e dytë të armatimeve, pjesë e paketës greke të ndihmës për Ukrainën.
Avionët u nisën nga baza ushtarake e Elefsinës,ndërsa mësohet se kamionë ushtarakë grekë po dërgojnë drejtë bazës së Elefsinës një tjetër ngarkesë me armatime e cila do të dërgohet së shpejti drejtë Ukrainës.
Lajmi bëhet publik prej ministrisë greke të mbrojtjes,e cila njoftoi mbrëmjes e së hënës se edhe ngarkesa e dytë përbëhet prej armëve automatike ak-47,fishekëve,anti tanke dhe granatahedhës si dhe pajisje ndërlidhje të teknologjisë së lartë.
Për momentin nuk jepet sasia e armatimit dhe detaje të ngarkesës që po u dërgohet forcave ukrainase.
Një ditë më parë Greqia nisi një tjetër ngarkesë të ngjashme drejtë Ukrainës, ndërsa Rusia nëpërmjet ambasadës së saj në Athinë, kërcënoi me hakmarrje Aathinën zyrtare.