Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoly Antonov, e ka quajtur armiqësor vendimin e Shteteve të Bashkuara për dëbimin e 12 anëtarëve të misionit diplomatik rus në Kombet e Bashkuara
“Kjo është një lëvizje armiqësore kundër shtetit tonë”, shkroi ai në Facebook.
Më tej, duke shtuar se Moska është “thellësisht e zhgënjyer".
Një zëdhënëse e misionit amerikan në OKB tha se ata që u urdhëruan të largoheshin kishin "abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara duke u përfshirë në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë kombëtare"./REL