"Mezi pres mesnatën…", Ukraina i gëzohet përfundimit të mandatit të Rusisë si presidente e Këshillit të Sigurimit

Evropë

"Mezi pres mesnatën…", Ukraina i gëzohet përfundimit të mandatit të Rusisë si presidente e Këshillit të Sigurimit

Më: 1 mars 2022 Në ora: 08:24
Sergiy Kyslytsya

Ukraina mirëpret përfundimin e mandatit të Rusisë si presidente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ambasadori ukrainas në OKB, Sergiy Kyslytsya, ka përshëndetur përfundimin e mandatit mujor të Rusisë si presidente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Presidenca e këshillit bëhet me rotacion ndërmjet anëtarëve çdo muaj dhe në shkurt e mbajti ambasadori rus Vassily Nebenzia.

“Mezi pres mesnatën, kur kjo gjë e neveritshme, pushtimi i karriges së presidentit të këshillit do të përfundojë”, shkroi Kyslytsya në Twitter më herët të hënën.

Kompetencat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfshijnë vendosjen e operacioneve paqeruajtëse, miratimin e sanksioneve ndërkombëtare dhe autorizimin e veprimeve ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat