OKB raporton bilancin/ Deri tani kaq persona janë të vrarë në Ukrainë

Evropë

OKB raporton bilancin/ Deri tani kaq persona janë të vrarë në Ukrainë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 08:44
Pamje nga Ukraina

Janë të paktën 406 civilë të vrarë në Ukrainë, duke përfshirë këtu 102 të vrarë vetëm gjatë ditëve të fundit, tha të hënën nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente Martin Griffiths.

Ai citoi numra nga Zyra e Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë një telekonference në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Martin Griffiths tha se numri real i viktimave civile “mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë viktima të raportuara ende nuk janë konfirmuar”.

“Fotografia është e zymtë – dhe mund të përkeqësohet akoma. Sulmet ajrore dhe luftimet në zonat urbane po dëmtojnë objektet kritike civile dhe po prishin shërbimet thelbësore si shëndeti, energjia elektrike, uji dhe kanalizimet, gjë që i lë civilët pa bazat për jetën e përditshme”, tha Griffiths.

Aktualisht janë 119 organizata humanitare që veprojnë në Ukrainë, megjithëse kapaciteti i tyre për të ofruar ndihmë ka qenë i kufizuar për shkak të veprimeve ushtarake, sipas Griffiths.

Griffiths njoftoi gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të nisë një thirrje për mbledhje donacionesh për Ukrainën dhe hartimin e një plani rajonal për refugjatët nën drejtimin e Komisionarit të UNHCR Filippo Grandi.

Ky i fundit deklaroi se deri tani ka marrë mbi 40 milionë dollarë donacione nga qytetarë dhe kompani në të gjithë botën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat