Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka përjashtuar çdo mundësi që Aleanca të vendos ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainë dhe të hyjë me trupat e saj në këtë vatër lufte.
“Nuk kemi qëllim të hyjmë në Ukrainë në hapësirën tokësore apo ajrore”, tha ai pas pyetjes së gazetarëve, që kishte të bënte me thirrjen që i ishte drejtuar NATO-së për mbylljen e hapësirës ajrore mbi Ukrainë për aviacionin rus.
“Duhet të kuptojmë se ky është një konflikt i ashpër. Në të njëjtën kohë jemi pajtuar që evitojmë mundësinë që ky konflikt të dal nga kontrolli dhe të zgjerohet edhe eskalon edhe rritet në luftë të Evropës me pjesëmarrjen e aletëve të NATO-së”, tha Stoltenberg.
Presidenti rus Putin më herët në adresimin special qytetarëve të Rusisë ka kumtuar se ka marr vendimin për fillimin e operacioneve ushtarake në Donbas, duke përsëritur se planet e Rusisë nuk përfshijnë okupimin e Ukrainës.