Qendra e Kharkiv është goditur nga një sulm rus.
Një video virale në kanalet e mediave sociale ukrainase tregon një raketë që përplaset në pjesën e përparme të ndërtesës së Administratës Rajonale Shtetërore. Kjo shkaktoi një shpërthim të madh.
Video e pasojave tregon makina të djegura dhe mbeturina në sheshin e qytetit. Nuk raportohet ende për të lënduar apo viktima.
Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pasur luftime të ashpra dhe bombardime ajrore në ditët e fundit. Është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe shtëpia e 1.6 milionë banorëve.
Absolutely shocking via @maria_avdv - missile strike on the administration building in Kharkiv.
— Shaun Walker (@shaunwalker7) March 1, 2022
It’s right in the centre of the city and is a beautiful example of post-war architecture, recently renovated.
Protecting Russian speakers and culture…
pic.twitter.com/c1d3jaG9i9