Mbretëria e Bashkuar sugjeron që Putin të gjykohet për krime lufte

Evropë

Mbretëria e Bashkuar sugjeron që Putin të gjykohet për krime lufte

Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:29
Vladimir Putin

Rusia do të përdorë “taktika edhe më të rënda” në Ukrainë dhe çdo krim lufte do të ndiqet penalisht, ka thënë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Dominic Raab thotë se “Përveç të gjitha masave që po marrim, ne po mbështesim gjithashtu përpjekjet për të siguruar që provat e krimeve të luftës të ruhen.”

Ai deklaroi për televizionin britanik, BBC, se komuniteti ndërkombëtar nuk ishte i gatshëm të vendoste një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, sepse kjo do të përfshinte një gatishmëri për të rrëzuar avionët rusë, e cila është “qartësisht përshkallëzuese”.

Në vend të kësaj, Mbretëria e Bashkuar ka bërë të gjitha përpjekjet e saj për vendosjen e sanksioneve ekonomike për të shterruar financat e makinerisë luftarake të Putinit. Kjo ka goditur gjithashtu oligarkët që kanë nevojë për akses në sistemin ndërkombëtar, të cilët do të ë ushtrojnë presion ndaj Putinit, thotë ai.

I pyetur nëse vendet perëndimore duhet të shkojnë më tej për sa i përket furnizimit me naftë dhe gaz, Raab thotë: “Po, mendoj se ne do ta shikojmë këtë me shumë kujdes… Ndërsa ne marrim masa për të lodhurr makinerinë ruse të luftës, nuk ka asgjë që nuk do të merret parasysh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat