Ministria e Jashtme e Indisë, ka bërë të ditur se një student indian është vrarë nga bombardimet e sotme në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
“Sekretari i Jashtëm po u bën thirrje ambasadorëve të Rusisë dhe Ukrainës që të përsërisin kërkesën tonë për kalim urgjent të sigurt për shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete në zona të tjera konflikti”, shkroi në Twitter zëdhënësi i ministrisë Arindam Bagchi, shkruan BBC.
Sot është dita e gjashtë e luftimeve.