Aktori Steven Seagal ka folur rreth pushtimit rus të Ukrainës.
69-vjeçari për “Fox News Digital”, tha se i sheh Rusinë dhe Ukrainën si një familje, shkruan The Independent.
“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë. Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar që të dy vendet të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.”
“Lutjet e mia janë që të dy vendet të arrijnë në një zgjidhje pozitive, paqësore, ku ne mund të jetojmë së bashku në paqe”, the Seagal.
Në vitin 2018, Rusia emëroi aktorin si të dërguar special për të përmirësuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministria e Jashtme ruse njoftoi në atë kohë se përgjegjësia e Seagal do të ishte “lehtësimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbime publike dhe rinore”.