Të paktën 350 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus javën e kaluar.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët thotë se ata që tentojnë të kalojnë në Poloni po përballen me kilometra të radhëve dhe një pritje deri në 60 orë.
Ndërkohë, vlerësimi i fundit i numrit të ukrainasve që kanë hyrë në vendet fqinje që nga 24 shkurti ka arritur tashmë në 660 mijë.