Një video e shpërndara nga zv. Ministria e jashtme e Ukrainës tregon pamjet ku qytetar të paarmatosur të qytetit të Kupiansk, rajoni i Kharkiv, mundohen ta ndalojnë që të hyjë në qytet një automjet ushtarak i forcave ruse.
“Me ose pa armë në duar, ukrainasit bëjnë gjithçka që munden për të ndaluar agresorët rusë” shkroi ai.
Ndryshe qyteti Kharkiv, ishte sot në mëngjes cak i sulmeve me raketa të ushtrisë ruse.
Shërbimi i Urgjencës I këtij qyteti njoftoj se 6 persona u plagosën në sulmin me raketa në qendër të Kharkiv, duke përfshirë një fëmijë.
Sulmi me raketa goditi Sheshin e Lirisë në Kharkiv duke dëmtuar ndërtesën e administratës së Rajonit të Kharkiv.
Kupiansk, Kharkiv region. With or without weapons in hands, Ukrainians do whatever they can to stop Russian aggressors. Glory to Ukraine! Glory to the heroes!#StandWithUkriane#StopRussianAgression pic.twitter.com/LxrLJ7NVdF
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) March 1, 2022