Kur sakrifica shndërrohet në obligim!

Evropë

Kur sakrifica shndërrohet në obligim!

Nga: V.N Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:11
Pamje e një ushtari ukrainas

Ukraina është qendra e botës në javën e fundit. Sytë e gjithë globit janë kthyer në drejtim të një shteti që është duke e ushtruar të drejtën e saj themelore, mbrojtjen e territorit.

Rezistenca e popullit ukrainas ka mahnitur botën. Një shtet në dukje i vogël në krahasim me Rusinë, është duke shkaktuar shumë telashe për shtetin rus.

Prej ditës së parë nëpër lajme kanë qarkulluar pamje të ndryshme, duke dëshmuar për vendosmërinë e popullit të Ukrainës për të kundërshtuar një ofensivë të rrezikshme të Rusisë.

Një ndër pamjet prekëse është edhe kjo foto e një qytetari ukrainas, që anipse e ka të amputuar njërën këmbë, ka vendosur që të kap armët dhe t’i del në ndihmë shtetit të tij.

Image
Sakrifica e ushtarit të Ukrainës

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat