Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është e drejtë e Kroacisë të rris gatishmërinë e vet luftarake të ushtrisë së vet, por Serbia nuk do të bëjë këtë”, shkruan “B92” transmeton “Bota sot”.
"Nuk kemi arsye për rritje të gatishmërisë luftarake”, tha Vuçiq duke shtuar se atë nuk e bëjmë për shfaqje.
Ndërkohë theksoi se kundër tij po bëhet fushatë me qëllim dëmtimin e Serbisë.
"Pse do të ishin ata në anën e suksesit të Serbisë, si të sqarojnë se Serbia ka klinikë më të mirës e ka autostrada se po iu afrohemi numrit të kilometrave të autostradave të Kroacisë. Pse të jenë të lumtur kur unë jam bërë kryeministër GjDP e tyre ishte 43 miliardë, e jona vetëm 32, ndërsa tash kemi GjDP të njëjtë nga 53 miliardë, a do të ishit të lumtur ju?”, tha Vuçiq.
Kroacia duhet të gjejë fajtor për mossuksesin e vetë. “Kush ju ka faj, duhet të gjejnë dikë, kështu që unë jam fajtor”, tha ai.
Vuçiq tha se Serbia ka “karrigen e saj”, prandaj presionet ndaj Serbisë janë të jashtëzakonshme dhe kjo do të jetë vështirë të përballohet.
“Deri vonë kam pasur bisedime me përfaqësues nga vende të ndryshme, gjithë ditën”, tha ai.
"Kaq për respektimin i pavarësisë dhe drejtës të së vendeve që vetë të vendosin. Sa mundemi do të qëndrojmë, ndonëse nuk është lehtë”, tha ai.
Duke u përgjigjur në pyetjen se si Serbia do pozicionohet në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për sulmin rus ndaj Ukrainës, të thirrur nga Këshilli i Sigurimit, Vuçiq tha se për çdo gjë që ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial Serbia bashkohet, në lidhje me sanksionet Serbia nuk i mbështet.
"Sa i përket votimeve të ndryshme, dje kemi pas 9 votime, në 8 jemi bashkuar, në një nuk jemi. Sot kemi një, ku do bashkohemi e kështu çdo ditë...”, tha Vuçiq.