BE-ja po përgatitet ta godasë Putinin aty ku i dhemb më së shumti

Evropë

BE-ja po përgatitet ta godasë Putinin aty ku i dhemb më së shumti

Më: 1 mars 2022 Në ora: 13:04
Vladimir Putin

Parlamenti Evropian është i gatshëm të implementojë kufizime në importin e naftës dhe gazit rus, si pjesë e sanksioneve edhe më të ashpra që synojnë të vendosin kundër Rusisë.

Rezoluta për ashpërsimin e sanksioneve ndaj BE-së do të votohet pas fjalimit të presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, i cili pritet t’i drejtohet Parlamentit të BE-së përmes një video-lidhje.

Në një rezolutë që pritet të shqyrtohet sot, eurodeputetët i kërkuan BE-së të mbyllë portet për anijet ruse.

Rezoluta propozon gjithashtu masa për “kufizimin e importit të mallrave, përfshirë naftën dhe gazin”.

Kërkesat e tjera përfshijnë ndalimin e të gjitha investimeve të reja të BE-së në Rusi, si dhe ndalimin përfundimtar të gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Anëtarët e Parlamentit Evropian duan që të gjitha sanksionet e propozuara kundër Rusisë të vendosen edhe për Bjellorusinë, e cila është rreshtuar krahë Rusisë në luftë.

Pasi qeveria ukrainase paraqiti një kërkesë për anëtarësim urgjent në BE të hënën, rezoluta, po ashtu u bën thirrje institucioneve të BE-së t’ia miratojnë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat