Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit me ovacione të vazhdueshme nga diplomatët europian teksa iu drejtua Parlamentit Europian, duke u thënë të pranishmëve se vendi i tij “po lufton për mbijetesë”.
“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë”, tha Zelensky, duke bërë që përkthyesit të BE-së t’i dridhet zëri dhe të shpërthejë në lot, raporton CNN.
“Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë,” tha Zelensky. “Por ne po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës”, shtoi ai. “Unë besoj se sot ne po u tregojmë të gjithëve se kjo është pikërisht ajo që jemi.”
Translator chokes up as Zelensky addresses the European Parliament: "Nobody is going to break us. We are strong. We are Ukrainians. We have a desire to see our children alive. I think it's a fair one." pic.twitter.com/AqOzmMPuFx
— Zach Basu (@zacharybasu) March 1, 2022
Zelensky kërkoi që Ukraina të anëtarësohet në BE me një proces të përshpejtuar të hënën.
Ai mori një ovacion të jashtëzakonshëm, teksa eurodeputetët u ngritën në këmbë duke duartrokitur.