Një gazetare ukrainase me lot në sy ka drithëruar spt mbarë botën me reagimin që ka pasur gjatë një koiference shtypi përballë kryeministrit Boris Johnson. Daria Kaleniuk e akuzoi atë se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur bashkëkombasit e saj, gjatë një vizite sot në Poloni.
Kaleniuk tha se gratë dhe fëmijët “po masakroheshin” pasi NATO nuk po vendoste një zonë ndalim-fluturimi.
“Ju keni frikë,” tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte “tashmë nisur”. Johnson u përgjigj se ai po bënte atë që ishte e mundur pasi Perëndimi nuk do të ndërhynte ushtarakisht.
“Fatkeqësisht, implikimi i kësaj do të ishte se Britania e Madhe do të angazhohej në rrëzimin e avionëve rusë, duke u përfshirë në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë, kjo nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai.
Konfrontimi erdhi pasi zoti Johnson akuzoi Putinin për përdorimin e ‘taktikave barbare dhe pa dallim’ kundër civilëve të pafajshëm ukrainas. Ndërsa forcat pushtuese përshkallëzuan sulmet e tyre, ai paralajmëroi se bota po dëshmonte një ‘katastrofë’.