Parlamenti Evropian me ovacion mirëpret aplikimin e Ukrainës: Tek ne gjeni një aleat, një mik

Evropë

Parlamenti Evropian me ovacion mirëpret aplikimin e Ukrainës: Tek ne gjeni një aleat, një mik

Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:58
Roberta Metsola

Parlamenti Evropian ka mirëpritur aplikacionin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Rezoluta jonë qartë mirëpret aplikimin e Ukrainës për statusin kandidat. Do të punojmë për ta përmbushur atë qëllim”, ka thënë Presidentja, Roberta Metsola derisa eurodeputetët  kanë duartrokitur.

“Ne duhet të përballemi  dhe do të përballemi bashkë me të ardhmen”.

“Qëndrojmë me ju në luftën për mbijetesë në këtë moment të errët të historisë. I dashur president Zelensky, tek ne gjeni një aleat, një vend për të ju adresuar Evropës dhe botës, dhe gjithmonë-gjithmonë një mik”.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat