Pamje e dhimbshme/ Ushtari ukrainas: Mos qaj për mua nëse vdes, duajini fëmijët e mi të dashur, nënën dhe babanë tim...

Evropë

Pamje e dhimbshme/ Ushtari ukrainas: Mos qaj për mua nëse vdes, duajini fëmijët e mi të dashur, nënën dhe babanë tim...

Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:27
Ushtari ukrainas

Në rrjetet sociale po përhapet një video e një ushtari ukrainas duke kënduar teksa drejtonte një makinë.

Pamjet u postuan fillimisht në profilin e një ushtari në TikTok me emrin yuragorodetskiy në fillim të shkurtit, por pas pushtimit rus të Ukrainës ajo filloi të shpërndahej masivisht.

Shumë i dërguan mbështetjen e tyre të riut, i cili u shfaq në TikTok në dhjetor të vitit të kaluar dhe më shpesh publikon regjistrime të tij duke kënduar në automjete ushtarake.

Kënga që ai këndon quhet Brothers Ukrainians dhe teksti i saj është:

Vëllezër ukrainas!

Duajini fëmijët e mi të dashur, nënën dhe babanë tim,

po shkoj në fushën e betejës për të mbrojtur vendin tonë.

Mos qaj për mua nëse vdes në betejë,

do të jap gjithçka për Ukrainën time të dashur!

Të bashkohemi vëllezër në ato orët e para,

Le ta dijë djalli se jemi për Ukrainën.

Ne ia japim shpirtin tonë vetëm Zotit,

Për vendin tonë të Shenjtë Ukrainë.

Jemi për ato stepa, për pyjet e lart,

për fushat e gjera, dhe për Detin e Zi,

për shoqërinë qiellore, për vëllain Taras,

për lirinë tonë do t’i mundim vrasësit.

Me ne është besimi i shenjtë, me ne është Zoti dhe drejtësia,

dhe ne jemi kundër që vëllai të luftojë vëllain.

Nëse na vjen lufta, atëherë kujdes,

asgjë nuk do të na ndalojë! Lavdi Ukrainës!

Mos qaj për mua nëse vdes në betejë,

do të jap gjithçka për Ukrainën time të dashur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat