Të paktën pesë persona u vranë në sulmin në një kullë televizive në Kiev, sipas mediave rajonale, raporton Focus.de transmeton "Bota sot".
Pesë të tjerë u plagosën. Sipas shërbimit ukrainas të urgjencës, dy raketa goditën një ndërtesë pranë kullës televizive dhe i vunë flakën, zjarri është shuar më pas.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko paralajmëroi qytetarët e metropolit përmes kanalit të lajmeve Telegram dhe e përshkroi situatën si "kërcënuese".
"Armiku dëshiron të pushtojë zemrën e vendit tonë. Por ne do të luftojmë dhe nuk do të heqim dorë nga Kievi," tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas.
Ai gjithashtu paralajmëroi kundër panikut dhe informacioneve të rreme.