Rusia thotë se nesër do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve me Ukrainën

Evropë

Rusia thotë se nesër do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve me Ukrainën

Më: 1 mars 2022 Në ora: 19:17
Bisedimet Rusi-Ukrainë

Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë është planifikuar të mërkurën, raportojnë mediat shtetërore ruse.

Agjencia ruse e lajmeve TASS të martën citoi një burim nga pala ruse duke thënë se e mërkura, 2 mars, është data për të cilën të dyja palët kishin rënë dakord fillimisht, shkruan CNN.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA shtoi se rundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet pranë kufirit Bjellorusi-Poloni. Sipas politikanit bjellorus, Yuri Voskresensky, anëtarët e parë të delegacioneve pritet të mbërrijnë sot në mbrëmje në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë konfirmuar ende se e mërkura është data për raundin e dytë të bisedimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat