Një kompleks banesor është goditur pas sulmeve të reja në Kharkiv të Ukrainës.
Kompleksi banesor, sipas CNN, gjendet fare pranë një spitali.
Ky shpërthim vjen disa orë pasi një sulm tjetër shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesën e administratës rajonale të Kharkivit.
Kujtojmë se më herët u raportua për shpërthime të fuqishme edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.