Tanku rus hap zjarr ndaj pallatit të banuar, skena e rëndë filmohet nga brenda godinës

Evropë

Tanku rus hap zjarr ndaj pallatit të banuar, skena e rëndë filmohet nga brenda godinës

Më: 2 mars 2022 Në ora: 00:00
Pamje nga videoja

Tanket ruse raportohet se po hapin zjarr pa dallim në zonat urbane të Ukrainës.

Së fundmi në mediat sociale është publikuar një video ku shihet se si një tank rus ka hapur zjarr ndaj një pallati ku jetonte personi që ka filmuar videon.

Ndëkrohë CNN raporton se një sulm i ri ushtarak në Kharkiv, Ukrainë, ka goditur një kompleks apartamentesh pranë një spitali.

Shpërthimi pranë spitalit vjen disa orë pasi një sulm ushtarak shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesën e administratës rajonale të Kharkiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat