Zelensky: 6.000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë

Evropë

Zelensky: 6.000 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 08:52
Ilustrim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka folur këtë mëngjes derisa luftimet me Rusinë kanë hyrë në ditën e shtatë.

Zelensky beson se afro 6.000 trupa ruse janë vrarë në gjashtë ditët e para të luftës.

Madje lideri ukrainas këmbëngul se Rusia nuk mund të fitojë këtë luftë me “bombat dhe sulmet ajrore e granatimet”, që ditëve të fundit nuk janë ndalur mbi qytetet ukrainase.

Ai gjithashtu theksoi se Moska “ka për qëllim të shlyej historinë e tyre”, siç e dëshmon edhe granatimi i memorialit të Holokaustit – Babyn Yar në Kiev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat