Përderisa ka drejtuar armët dhe bombat drejtë Ukrainës, Rusia vazhdon me propagandën e saj, përmes mediave vendore.
Një kronikë e transmetuar në njërin prej televizioneve ruse, tentohet të akuzohet Ukraina në lidhje me trafikimin e organeve.
Kronika e transmetuar në televizionin “5TV” me qendër në qytetin e Saint Petersbourgit paraqet pamjet e fabrikuara kinse Ukraina në kohë lufte ka filluar një organizim që ka për qëllim trafikimin e organve.
Perveç tjerash i bëhet thirrje edhe OSBE-së që të ndryshojë qasje dhe të fillojë hetimet në lidhje me këto informacione.
Përndryshe politika ruse njihet për një histori të gjatë propagandash që kanë për qëllim krijimin e opinioneve të rreme sa i përket shteteve që e kanë kundërshtuar dhe anën tjetër forcimin e pozitës së saj në botë.