Pas bisedave ndaras me Putin dhe Zelenskyn, Macron paralajmëron konferencë

Evropë

Pas bisedave ndaras me Putin dhe Zelenskyn, Macron paralajmëron konferencë

Nga: V.N Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:04
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shkruar në rrjetin social Facebook se sonte në ora 20:00 do të ju adresohet popullit francez.

Mbetet të shihet se a do të ndryshojë pozicioni i Francës karshi luftës në Ukrainë.

Ajo se çka dihet deri sot, ështe se Franca nga momentet e para e ka dënuar sulmin e Rusisë dhe se ka vendosur sanksione në drejtim të shtetit rus dhe kompanive që operojnë në shtetin e Francës.

Sigurisht se në këtë konferencë të paralajmëruar do të jepen informacione shtesë sa i përket ndihmave në drejtim të Ukrainës.

Mos të harrojmë se presidenti Macron është nga të paktët politikan që në ditët e fundit ka zhvilluar dy biseda telefonike ndaras, me presidentin Putin dhe presidentin Zelensky.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat