Rusia publikon pamje nga zonat e luftës, të xhiruara nga helikopteri sulmues

Evropë

Rusia publikon pamje nga zonat e luftës, të xhiruara nga helikopteri sulmues

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:57
Rusia publikon pamje nga zonat e luftës

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamje nga zona e luftës në Ukrainë, duke ofruar pamje nga një helikopter sulmues, ndërsa Rusia vazhdon me pushtimin e saj.

Nuk ka asnjë informacion mbi datën apo vendndodhjen e saktë të pamjeve.

Sipas përshkrimit të pamjeve, helikopterët po shoqëronin autokolona ushtarake me shenjat “Z”.

Shkronja “Z” e pikturuar në automjetet ushtarake është një shenjë taktike që synon të identifikojë shpejt njësitë ushtarake dhe të ndihmojë trupat të dallojnë mikun nga armiku në kaosin e luftimeve.

Shenja “Z” u pa në shumë automjete, duke përfshirë ato që lëviznin në territorin rus, dhe besohet se është përdorur nga ushtria ruse gjatë pushtimit të Ukrainës, raporton AP.

Forcat ruse shtuan sulmet e tyre në zonat e populluara urbane të martën, duke bombarduar sheshin qendror në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe kullën kryesore televizive të Kievit.

Në të njëjtën kohë, një kolonë prej 64 kilometrash me qindra tanke dhe automjete të tjera ruse përparoi në Kiev në atë që Perëndimi druhej se ishte një përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës dhe për të vendosur një regjim miqësor ndaj Kremlinit.

Forcat ruse gjithashtu vazhduan sulmin e tyre në qytete tjera në të gjithë vendin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat