Gjatë ditës së sotme po vazhdon tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë.
Mirëpo ajo se po vazhdon të jetë e paqartë është qyteti I Khersonit, shkruan BB, përcjell “Bota sot”.
Raportet nga qyteti janë të përziera, autoritetet lokale ende pretendojnë se qyteti është nën kontrollin e Ukrainës.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/02/auto_07bf1dfe-a788-4eb1-ad59-fcc9a7a396701646219218.png)
Tani një video e postuar në YouTube duket se tregon ushtrinë ruse në qendër të qytetit, duke përfshirë një tank dhe ushtarë të veshur me shirita të bardhë.
BBC ka verifikuar në mënyrë të pavarur vendndodhjen e pamjeve në qendër të Khersonit./BOTASOT