Përpos arrestimeve të shumta të raportuara se po kryhen në Rusia, së fundi është bërë e ditur se Policia e Rusisë ka arrestuar edhe disa fëmijë.
Arrestimi i tyre thuhet të jetë bërë pasi këta të fundit kanë vendosur lule dhe pankarta kundër-luftës, tek Ambasada e Ukrainës në Moskë.
“Në departamentin e policisë në Presnenskoye, fëmijët dhe prindërit e tyre janë lënë në stacion që ta kalojnë aty natën. Policia i arrestoi fëmijët, pasi ata vendosën lule tek Ambasada e Ukrainës,” raportoi në Twitter gazeta ruse.
Duhet cekur se Rusia po përballet me presione e sanksione të shumta për t’i dhënë fund luftës, si nga jashtë shtetit, por edhe nga brenda.
В ОВД Пресненское детей и их родителей оставляют на ночь. Полиция задержала их, когда они возлагали цветы у посольства Украины
— Новая Газета (@novaya_gazeta) March 1, 2022
Фото: фейсбук pic.twitter.com/Wq3trWsjPN