Po dërgonte nipin në spital, rusët qëllojnë për vdekje mjeken ukrainase

Evropë

Po dërgonte nipin në spital, rusët qëllojnë për vdekje mjeken ukrainase

Më: 2 mars 2022 Në ora: 13:21
Një mjeke ukrainase

Një mjeke ukrainase është qëlluar për vdekje nga ushtria ruse teksa po dërgonte në spital nipin e saj.

Lajmin e ka dhënë ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Liashko, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi se terroristët i morën jetën mjekes, teksa ajo po çonte nipin e saj të plagosur në spital nga fshati Kuhari në rajonin e Kievit.

“Këta janë çnjerëzor, nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar!

Në mëngjes u bëra apel mjekëve rusë që të dënojnë aktet e tiranit, të dalin në shesh duke kërkuar ndalimin e luftës dhe të ngrihen mbrojtjen e kolegëve, mjekëve ukrainas”, shkroi ministri në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat