Deputetët britanikë duartrokasin ambasadorin ukrainas, ngriten edhe në këmbë

Evropë

Deputetët britanikë duartrokasin ambasadorin ukrainas, ngriten edhe në këmbë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 14:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i Ukrainës në Britani të Madhe, Vadym Prystaiko, është pritur me ovacione në Parlamentin britanik ku deputetët janë duke i bërë pyetje kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, raporton BBC.

Prystaiko është duartrokitur nga deputetët, shumica e të cilëve po mbajnë fjongo verdhë e kaltër në solidaritet me Ukrainën.

Të enjten Rusia filloi ofensivën ndaj Ukrainës, ndërsa shtetet Perëndimore i kanë vënë sanksione Rusisë.

Sot, është dita e shtatë e luftës në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat