Më shumë se 2 mijë civilë të vrarë, thonë autoritetet ukrainase

Evropë

Më shumë se 2 mijë civilë të vrarë, thonë autoritetet ukrainase

Më: 2 mars 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Më shumë se 2000 civilë ukrainas janë vrarë që kur Rusia filloi agresionin në Ukrainë, sipas shërbimit shtetëror të emergjencës së Ukrainës.

“Më shumë se 2000 ukrainas janë vrarë, pa i numëruar mbrojtësit tonë”, u tha në një deklaratë.

Fëmijë, gra dhe forcat tona të mbrojtjes janë duke humbur jetët çdo orë”.

Sipas këtij shërbimi, infrastruktura, shtëpitë, spitalet dhe kopshtet e fëmijëve janë “shkatërruar” nga forcat ruse shtatë ditët e fundit.

Ukraina më herët ka konfirmuar se sot do të mbahet rundi i dytë i bisedimeve me Rusinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat