Ukraina i kërkon Papës të bisedojë me Putinin për korridoret humanitare

Evropë

Ukraina i kërkon Papës të bisedojë me Putinin për korridoret humanitare

Më: 2 mars 2022 Në ora: 14:52
Papa Françesku

Papa Françesku i është kërkuar të nxisë Vladimir Putin që të hapë korridoret humanitare, ka thënë zëvendëskryeministri i Ukrainës.

Papa më herët falënderoi Poloninë për hapjen e kufijve dhe shtëpive të saj për ukrainasit që ikin nga pushtimi rus.

Gjatë audiencës së tij të përgjithshme të të mërkurës, ai tha se ishte “thellësisht mirënjohës” për gjestet e solidaritetit të Polonisë.

Kujtojmë që situata në Ukrainë po vazhdon të jetë e tensionuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat