Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka publikuar pamje të makinerisë ruse të shkatërruara.
Në faqen në Facebook, Shtabi ka publikuar edhe pamje të ushtarëve rusë të vrarë, të shtrirë në tokë, përcjell Bota sot.
Aty thuhet se fotografitë janë dërguar nga qytetarët. Sipas tyre, sulmet ruse janë ngadalësuar pasi Rusia po pëson humbje të mëdha.
"Siç mund ta shihni, së bashku jemi mirë të luftojmë armikun!
Sulmet e pushtuesve po ngadalësohen pasi pësojnë humbje të konsiderueshme në pajisje, armatime dhe ushtarake.
Dhe më e rëndësishmja - të gjitha këto mjete të dëmtuara, nuk mund të qëllojnë më mbi civilët dhe shtëpitë e ukrainasve!
Le të vazhdojmë të luftojmë!
Lavdi Ukrainës! Së bashku do të fitojmë!!, shkruhet në faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës./Botasot