Këshilltari i lartë i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliyak tha se ka informacione se Rusia do të shpallë gjendje lufte më 4 mars.
Ai tha se në këtë datë të dyja dhomat e Parlamentit rus do të mbajnë takime të jashtëzakonshme.
“Si e mora vesh, në agjendë është miratimi i gjendjes së luftës në Rusi, si masë parandaluese”, shkruan ai në Tëitter.
Ai tha se nëse miratohet, gjendja e luftës mundëson ndalesë totale të qytetarëve në protesta, shkëputje nga bota e jashtme dhe kufizime financiare.