Trupat ruse po rrethojnë gjithashtu qytete në Ukrainën jugore, duke përfshirë qytetin Konotop, transmeton blick. Siç raporton “The Guardian”, duke cituar një video në rrjetet sociale, kryebashkiaku Artem Semenikhin thuhet se u ka shpjeguar qytetarëve të tij:
“Trupat ruse na dhanë një ultimatum. Nëse luftojmë kundër pushtimit, ata duan të rrafshojnë qytetin tonë”.
Në takim, Semenikhin pyeti: "Nëse doni të luftoni, ne do të luftojmë. Kush dëshiron të luftojë?".
Siç shihet edhe në video, mazhoranca ishte me forcë pro rezistencës.