Në Sheshin e Lirisë në Kherson të Ukrainës, një person është parë duke valëvitur flamuj përpara tankeve.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, personi shihet me dy flamuj në dorë, ndërsa i del para tankut rus.
Rusia pretendon se ka pushtuar Kherson, megjithëse ka raporte kontradiktore për këtë.
Ndërkohë Ukraina ka mohuar se qyteti është nën kontrollin rus.