Rusia thotë se ka marrë kontrollin e portit të Khersonit, ndonëse kryetari i kësaj komune thotë se forcat ukrainase po vazhdojnë të rezistojnë.
Në jug, ekziston frika e numrit te madh të viktimave në qytetin e Mariupol pranë kufirit me Rusinë, ku nënkryetari i komunës ka thënë se një zonë është "pothuajse e shkatërruar plotësisht", raporton BBC.
Në verilindje: Ka raportime për një sulm me raketë në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, në departamentin rajonal të policisë dhe një pjesë të një universiteti.
Më herët, rusët zbarkuan në qytet dhe filluan të luftojnë për kontroll, tha ushtria e Ukrainës.
Sipas autoriteteve ukrainase, më shumë se 2,000 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.
Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë këtë mbrëmje.