Shkatërrimi i rusëve, mediumi ukrainas nxjerr audio-inicizimin ku përmenden trupat e vrarë

Evropë

Shkatërrimi i rusëve, mediumi ukrainas nxjerr audio-inicizimin ku përmenden trupat e vrarë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:19
Pamje nga Ukraina

Mediumi ukrainas “Kyiv Independent” ka siguruar një audio-incizim të një gruaje nga qyteti rus Aleysk ku është baza e brigadës ruse 35, e cila dëgjohet duke u thënë anëtarëve të një grupi në Whatsapp se brigada ruse e tankeve është shkatërruar totalisht në Ukrainë.

Ajo përmend se vetëm 18 nga 150 ushtarët kanë shpëtuar.

Tutje në audio-incizim flitet edhe për grupin e parë prej 45 arkivolëve të ushtarëve rusë të vrarë në luftimet në Ukrainë shumica e tyre të rinj që janë sjellë në qytetin rus Aleysk ditën kur është bërë audio-incizimi.

Gruaja në incizim flet edhe për të vrarët që sipas saj janë fqinj. Ajo përmend edhe një pjesëtar të ushtrisë emri i të cilit gjendet në një regjistër sekret që ka dalë në publik të 120 mijë ushtarëve rusë të përfshirë në pushtimin e Ukrainës.

Zbulimi konfirmohet pjesërisht nga disa prova për përfshirjen e Brigadës 35 të Rusisë në Ukrainë.

Dihet se formacionet e blinduara të brigadës u shkatërruan në përleshjet e armatosura pranë qytetit Chernihiv, në veri të Kievit, më 26 shkurt, me shumë ushtarë të vrarë ose të zënë rob.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat