Armët e ofruara nga Gjermania për Ukrainën janë dorëzuar, shkruan focus.de transmeton "Bota sot".
Agjencia gjermane e shtypit e mësoi këtë të mërkurën nga qarqet qeveritare në Berlin.
Të shtunën, qeveria federale njoftoi se dëshironte të mbështeste forcat e armatosura ukrainase me 1000 armë antitank dhe 500 raketa "Stinger" tokë-ajër.
Lufta është ndezur në Evropë që kur presidenti rus Vladimir Putin nisi një sulm ndaj Ukrainës. Rusia vazhdon bombardimet e saj duke sulmuar disa qytete të mërkurën mbrëma. Ka edhe të vdekur.
Të dyja palët bien dakord për bisedimet e reja të paqes të mërkurën.