Anëtarët e Parlamentit të Britanisë së Madhe e kanë duartrokitur ambasadorin e Ukrainës në këtë vend, Vadym Prystaiko, gjatë një takimi pikërisht për Ukrainën në Londër.
Derisa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po vazhdon, kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka thënë parlamentit se veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, kualifikohen si “krime lufte”.
“Ajo që kemi parë deri tash nga regjimi i Vladimir Putinit në përdorimin e municioneve që kanë ndaj civilëve të pafajshëm, sipas mendimit tim, një veprim i tillë tashmë kualifikohet si një krim lufte”, tha ai.
Sulmet ruse po vazhdojnë.