Katër aeroplan luftarak të Rusisë kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Suedisë.
Këtë shkelje të Rusisë e kanë konfirmuar Forcat e Ajrore të Suedisë.
Ata në një komunikatë për media kanë njoftuar se ky incident është dokumentuar në formë fotografike.
Po ashtu, në komunikatë thuhet se ata janë në gatishmëri të plotë për t`i mbrojtur kufijtë e Suedisë.
“Dy aeroplan SU 27 ruse dhe dy aeroplan SU 24 ruse shkelën hapësirën ajrore suedeze. Shkelja ndodhi në lindje të Gotland, përtej detit.
Ky është një veprim joprofesional dhe i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore.