​Pentagoni: Putini po shkakton krizë humanitare në Ukrainë

Evropë

​Pentagoni: Putini po shkakton krizë humanitare në Ukrainë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin po shkakton një krizë humanitare në Ukrainë, duke vënë në dukje se janë rreth 500.000 njerëz që përpiqen të largohen nga vendi.

"Putini po shkakton krizë humanitare," tha Kirby gjatë konferencës për shtyp të së mërkurës, transmeton Fox News.

Ai gjithashtu vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për t'i ofruar ushtrisë ukrainase ndihmë mbrojtëse.

"Ne po bëjmë çdo përpjekje për të marrë ndihmë sigurie për ukrainasit," tha Kirby.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat