H&M pezullon përkohësisht të gjitha shitjet në Rusi

Evropë

H&M pezullon përkohësisht të gjitha shitjet në Rusi

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:55
H&M

H&M ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht të gjitha shitjet në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Shitësi i dytë më i madh në botë, të mërkurën, tha se ishte i shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë.

Në një deklaratë zyrtare, shitësi suedez tha se qëndron “me të gjithë njerëzit që vuajnë”, shkruan BBC.

H&M është firma më e fundit që ndaloi shitjet në një reagim të zgjeruar të korporatave kundër atyre që kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i përshkroi si sulme “barbare” nga Rusia.

Faqja e internetit e H&M nuk ishte e disponueshme në Rusi, të mërkurën në mbrëmje.

Sipas shifrave të fundit, Rusia është tregu i gjashtë më i madh i H&M, duke zënë rreth 4 për qind të shitjeve të grupit në tremujorin e katërt të 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat