Presidenti i Ukrainës: Ushtarët e armikut po ikin në Rusi - Çdo pushtues duhet ta dijë...

Evropë

Presidenti i Ukrainës: Ushtarët e armikut po ikin në Rusi - Çdo pushtues duhet ta dijë...

Më: 3 mars 2022 Në ora: 02:29
Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar ​​një video-mesazh të ri për qytetarët të mërkurën mbrëma, duke u kërkuar atyre që të vazhdojnë luftën kundër pushtuesit rus, shkruan BBC.

Videoja e postuar në Facebook ka mbishkrimin: “Çdo pushtues duhet ta dijë: do të marrin një kundërshtim të ashpër nga ukrainasit.”

“Ne jemi një komb që theu planet e armikut brenda një jave,” tha presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Por ne i ndaluam ata.”

Ai tha se ushtarakët rusë të kapur “nuk e dinë pse janë këtu” dhe se ushtarët e armikut “po ikin përsëri në Rusi”.

Ai shtoi se trupat janë “fëmijë të hutuar”, të cilët po “përdoren” nga udhëheqësit e tyre në Moskë.

Zelensky falënderoi gjithashtu civilët në qytetet Konotop, Bashtanka, Energodar dhe Melitopol, të cilët tha se kishin bllokuar rrugët për trupat ruse.

Ai shtoi se së fundmi ka folur me liderët e Norvegjisë, Izraelit, Kazakistanit, Katarit, Kanadasë, Polonisë dhe Këshillit Evropian.

Ai gjithashtu nënshkroi një dekret që i jepte titullin Hero të Ukrainës 15 ushtarakëve ukrainas, nëntë prej tyre pas vdekjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat